Ishujt Falkland sërish mollë sherri, polemika në Angli për këngën e argjentinasve

Ishujt Falkland sërish mollë sherri, polemika në Angli për këngën e argjentinasve

Një këngë e kënduar nga futbollistët e Argjentinës në dhomat e zhveshjes ka shkaktuar reagime dhe polemika në mediat britanike, vetëm pak ditë përpara përballjes me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Në refrenin e këngës dëgjohen vargjet: “Për Malvinet, për Diegon, për të fundit të Leos”, një referencë ndaj Ishujve Malvine (Falkland), Diego Maradonës dhe Lionel Messit. E përditshmja britanike Daily Mirror shkroi se Argjentina “nuk humbi kohë për të shfaqur përçmimin ndaj Anglisë”, duke rikthyer në vëmendje çështjen e Ishujve Falkland, të cilët pretendohen nga Argjentina, por administrohen nga Mbretëria e Bashkuar. Konflikti ushtarak mes dy vendeve në vitin 1982 la pas qindra të vrarë dhe mbetet ende një plagë e hapur në marrëdhëniet mes tyre. Të mërkurën, Argjentina dhe Anglia do...