Humbja me Argjentinën, Kane thumbon Tuchel: Nuk mjafton të mbrosh avantazhin

Humbja me Argjentinën, Kane thumbon Tuchel: Nuk mjafton të mbrosh avantazhin

Harry Kane ishte i pari nga kampi anglez që reagoi pas përfundimit të gjysmëfinales mes Anglisë dhe Argjentinës, e fituar me përmbysje 2-1 nga “Albiceleste”. Me këtë sukses, Messi dhe shokët e tij siguruan kualifikimin për finalen e 19 korrikut, ku do të përballen me Spanjën. Kapiteni i Anglisë analizoi atë që ndodhi në fushë, duke komentuar edhe zgjedhjet e trajnerit Thomas Tuchel, pa kursyer disa kritika të tërthorta ndaj teknikut gjerman. “Jam i shkatërruar, i shkatërruar për djemtë. I shkatërruar për të gjithë, stafin teknik, tifozët-tha Harry Kane-luajtëm mirë pjesën më të madhe. Në momentin që morëm avantazhin deshëm të mbronim rezultatin, në nivele të tilla nuk është e mjaftueshme”, tha Kane. Duke u ndalur te mënyra se si Anglia ushtroi presion ndaj kundërshtarit, Kane...