Henry i emocionuar, “kurorëzon” Artetën: Ky Arsenal është më i fortë se “Invincibles” im

Henry i emocionuar, “kurorëzon” Artetën: Ky Arsenal është më i fortë se “Invincibles” im

6 Maj 2026 11:14 Alfred Lleshi I rikthyer i vetëm në krye të Premier League dhe finalist i Champions League pas 20 vitesh, Arsenali po përjeton një javë historike. Mikel Arteta po hyn në histori, ndërsa legjenda Thierry Henry shkon edhe më tej; e konsideron këtë ekip më të fortë se “Invincibles” e vitit 2004. “Kur sheh çfarë ka arritur ky grup, duhet të ndalesh për ta kuptuar plotësisht, – tha Henry për CBS. – Flasim shpesh për ‘Invincibles’, por çfarë të themi për këtë ekip që ka mbetur i pamposhtur në Champions? Është në një nivel tjetër. Në Europë nuk ka hapësirë për gabime. E pamë kundër Atlético Madridit, të gjithë mendonin se ishte një makth, por Arsenali qëndroi i qetë dhe fitoi një...