Rezoluta në Senatin amerikan/ Pritet votimi përfundimtar për Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Rezoluta në Senatin amerikan/ Pritet votimi përfundimtar për Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric Wendt SHBA- Senati amerikan ka miratuar ditën e djeshme rezolutën procedurale për kandidaturën e Eric Wendt, i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri. Në rezolutë u përfshinë për votim në grup edhe 73 emërime të tjera të administratës amerikane. Senati amerikan e miratoi rezolutën me 50 vota pro, 47 kundër dhe një abstenim. Kjo rezolutë i hap rrugën votimit dhe shqyrtimit përfundimtar të kandidaturës së Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri nga Senati. Nëse konfirmohet nga senatorët, Wendt do të jetë ambasadori i radhës amerikan në Shqipëri pas largimit të Yuri Kim në qershor të vitit 2023. Që prej largimit të saj, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka funksionuar nën drejtimin e të ngarkuarve me punë. Presidenti...