“Fluturon” çmimi i naftës, Braçe: Rritje e qëllimshme para fundjavës, të rikthehet Bordi i Transparencës

“Fluturon” çmimi i naftës, Braçe: Rritje e qëllimshme para fundjavës, të rikthehet Bordi i Transparencës

erion brace TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve, duke kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës. Sipas tij, nafta është shtrenjtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke arritur në 214-216 lekë për litër. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi këtë rritje si të qëllimshme, duke theksuar se ajo ka ndodhur në prag të fundjavës, kur fluksi i pushuesve është më i lartë. Gjithashtu, Braçe kritikoi tregtarët e karburanteve, duke thënë se gjatë kohës kur funksiononte Bordi i Transparencës nuk mund të rrisnin çmimet sipas dëshirës.  Postimi i plotë i Braçes: NAFTA KERCEU SOT NE 214-216 LEKE PER LITER;E ZAKONSHMJA KJO.NAFTA TJETER, AJO E MIRA QE NUK TE DJEG MAKINEN,NIS ME 218 DHE ARRIN NE 230...