“Vetëm Rinasi ndryshon territor”, Mazniku sqaron “Territorialen”: Asnjë shërbim nuk largohet, bashkitë që shkrihen do kenë nënkryetarë

“Vetëm Rinasi ndryshon territor”, Mazniku sqaron “Territorialen”: Asnjë shërbim nuk largohet, bashkitë që shkrihen do kenë nënkryetarë

arbjan mazniku TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, ka prezantuar draftin e ri që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Gjatë një konference për mediat, ai sqaroi se ky propozim synon të krijojë një qeverisje vendore më funksionale dhe më të aftë për të ofruar shërbime cilësore. Mazniku theksoi se ndryshimet e propozuara nuk do të sjellin largimin e shërbimeve nga qytetet që do t'u bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas tij, qytetarët do të vijojnë të marrin shërbimet në të njëjtat territore. Ai shtoi çdo bashki që pritet të shkrihet do të ketë një nënkryetar. “Kjo është reformë që bëhet për të mirën e qytetarëve, për të pasur mundësi që çdo bashki të ofrojë shërbimet më të...