Kërkon shkrirjen e tyre, banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë, peticion për rrëzimin e “Territoriales”
Pas protestave në Klos, kundërshtimet ndaj reformës së re territoriale janë shtrirë edhe në Dimal, ku qytetarë të zonës kanë nisur reagimet kundër planit që parashikon heqjen e kësaj bashkie nga harta administrative e vendit. Banorët e Dimalit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë do të cenojë shërbimet lokale dhe lidhjen e qytetarëve me institucionet vendore. Përveç protestës, qytetarët kanë firmosur edhe një peticion kundër reformës territoriale, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia Dimal të vijojë të funksionojë si njësi më vete e qeverisjes vendore. Reforma territoriale e propozuar nga mazhoranca ka sjellë debate politike dhe reagime në disa zona të vendit, ku banorë dhe përfaqësues vendorë kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive, duke kërkuar ruajtjen...
Burimi:
sot.com.al