Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është e ndërlidhur me konfliktin e Shteteve të Bashkuara me Iranin, duke shtuar se Moska është “shumë e kënaqur” që vëmendja e Uashingtonit po zhvendoset nga lufta në Ukrainë drejt Lindjes së Mesme. “Rusia i dha dronë Iranit”, tha Zelensky në një intervistë për Fox News, një pjesë e së cilës u publikua më 31 korrik, duke shtuar se Teherani i kishte përdorur këto armë me të cilat Moska e furnizoi për të sulmuar vende në Lindjen e Mesme. “[Copëzat] janë ruse në dronët e shkatërruar… Të gjithë e panë këtë”, tha ai. Irani që një kohë të gjatë është aleat i Rusisë. Pajisjet dhe teknologjia e tij ushtarake kanë qenë vendimtare gjatë fazës...