Radhë kilometrike për të hyrë në Kosovë, shkak karroceria e një kamioni në anë të rrugës
Dhjetë kilometra radhë automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Morinës, në aksin Shqipëri-Kosovë. Fluksi i lartë i udhëtarëve ka sjellë pritje të gjata, ndërsa qytetarët po presin nga 30 minuta deri në një orë për të kaluar kufirin. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat, ndërsa temperaturat e larta e kanë bërë më të vështirë pritjen në radhë. Situata është rënduar edhe nga një pengesë në Rrugën e Kombit. Një karroceri e një kamioni e djegur, e cila prej dy ditësh qëndron në njërën korsi të rrugës, rreth një kilometër larg pikës kufitare të Morinës, ka ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit dhe në krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Krahas fluksit të shtuar të udhëtarëve, kontrollet e mjeteve me targa të huaja dhe kufizimi...
Burimi:
sot.com.al