Shkrirja e bashkive, PD letër selive diplomatike: Qasja e PS bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare

Shkrirja e bashkive, PD letër selive diplomatike: Qasja e PS bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare në lidhje me realizimin e Reformës Territoriale, të cilën ata e kanë cilësuar si një shkelje konsensusi nga ana e PS. Në letrën që mban datën 27 Korrik 2026, Bardhi sqaron se qasja e PS-së për shkrirjen e 15 bashkive, sipas tij, bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me kërkesat e institucioneve evropiane, me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ashtu si në vitin 2014, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të...