Gjobitet AF Elbasani, Disiplina gjën fajtorë disa klube të moshave
Vendimi nr. 47 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.05.2026 AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Pogradeci U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. AF Luftetari U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit...
Burimi:
sportiim.al