Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Klubi i Vllaznisë do të duhet të përballet me një gjobë të majme për shkak të sjelljes së spektatorëve. “KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. Lojtarja e KFF Gramshi, Flondra Berhami, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve...
Burimi:
opinion.al