Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Një person është vënë në pranga në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje. Sipas informacioneve paraprake nga policia, operacioni u zhvillua në një prej akseve më të frekuentuara të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe kalimtarëve. Deri më tani nuk është bërë publik identiteti i të arrestuarit dhe detaje mbi armën e sekuestruar. Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për rrethanat e ngjarjes.