Letra prekëse e Bergomit për Baresi: Ishim kapitenë pa retorikë, fotoja jonë e fundit tashmë është histori
Giuseppe Bergomi, ish-kapiten dhe legjendë e Interit, ka shkruar një letër prekëse në “Gazzetta dello Sport” për të kujtuar Franco Baresin, me të cilin ndau shumë beteja në fushë, por edhe një pjesë të rëndësishme të jetës mes rivalitetit milanez dhe kombëtares italiane. Kujtimin e nis nga hera e fundit kur dolën bashkë në publik, si mbajtës të flakës olimpike, në ceremoninë inauguruese të “Milano-Cortina 2026”, në “San Siro”: “Ajo fotografi është bërë histori, do të mbetet përgjithmonë ndër më të bukurat e jetës sonë. “Nuk ka qenë kurrë njeri i shumë fjalëve, – tregon Bergomi për Baresin, – por e pashë të emocionuar. Në një moment na thanë se duhej të vendosnim kufjet, por ai donte që ta udhëhiqja vetëm unë. Ishim të lidhur...
Burimi:
telesport.al