Vedat Muriqi do të jetë gati për duelin ndaj Shturm Grazit, Berisha mendon për Zurihun

Vedat Muriqi do të jetë gati për duelin ndaj Shturm Grazit, Berisha mendon për Zurihun

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të paraqitet për herë të parë pas kthimit te Fenerbahçes, kundër Sturm Grazit. Mediumet në Turqi të premten kanë bërë të ditur se në listën e dorëzuar në UEFA nga Fenerbahçe është edhe emri i Muriqit. Ndeshja e parë ndërmjet Fenerbahçes dhe Sturm Grazit luhet më 5 gusht në Stamboll. “Vedat Muriqi, i cili vazhdon stërvitjen nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të klubit, raportohet se është rikuperuar nga lëndimi. Sulmuesi, i cili është afër përfundimit të programit individual, pritet së shpejti të fillojë stërvitjet me ekipin. Stafi teknik planifikon të vlerësojë gjendjen fizike të Muriqit për ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit”, shkruan “Fanatik” të premten. Muriqi pësoi lëndim në muskulin e...