Infantino dorëzohet përballë presionit, heq dorë nga plani i shitjes së aksioneve

Infantino dorëzohet përballë presionit, heq dorë nga plani i shitjes së aksioneve

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të tërhiqet nga plani kontrovers për shitjen e aksioneve të disa prej garave më të rëndësishme të organizatës, pas kundërshtimeve të forta nga federatat kombëtare dhe konfederatat rajonale. Infantino deklaroi se propozimi kishte krijuar përçarje brenda botës së futbollit dhe se kjo nuk përputhej më me objektivin fillestar të projektit. “Ky propozim nuk do të vazhdojë”, tha kreu i FIFA-s, duke konfirmuar mbylljen e nismës për investime private në turnetë e organizatës, përfshirë edhe Kupën e Botës. Sipas planit të prezantuar më herët, Infantino kishte premtuar një financim prej 40 milionë dollarësh për secilën nga 211 federatat anëtare të FIFA-s, në këmbim të mbështetjes për përfshirjen e investitorëve privatë në garat kryesore. Por ideja u përball me rezistencë...