“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me diskutimet e zhvilluara në sesionin e 48-të të UNESCO-s për Liqenin e Ohrit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa publikoi diskutimin e Stephan Doempke, drejtues i World Heritage Watch, duke deklaruar se UNESCO ka konfirmuar shqetësimet për gjendjen e Liqenit të Ohrit dhe rrezikun që ai të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sipas deputetes demokrate, zhvillimet e viteve të fundit, përfshirë projektet e ndërtimit dhe ndërhyrjet në zonë, po cenojnë vlerat universale të kësaj pasurie natyrore dhe kulturore. Statusi i plotë i Ina Zhupës: UNESCO rrëzon propagandën e qeverisë duke kërkuar futjen e liqenit të Ohrit në listën e pasurive në...
Burimi:
gijotina.com