Futbolli i vajzave: Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e playoffit Botëror!

Futbolli i vajzave: Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e playoffit Botëror!

18 Qershor 2026 16:13 Telesport Kombëtarja e vajzave njohu sot kundërshtaren në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, përfaqësuesja kuqezi u vendos përballë Uellsit në raundin e parë të play-off-it. Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit tetor, ndërsa datat fikse do të përcaktohen në ditët në vijim. Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit në Uells.   Nëse Shqipëria kalon me sukses Uellsin, në raundin e dytë të play-off-it do të luajë ndaj fitueses së çiftit Rumani/Norvegji. Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen në muajin nëntor-dhjetor. Kualifikimi në play-off përfaqëson një moment historik për Kombëtaren e vajzave, që për herë të parë në historinë e saj ka arritur në...