Barcelona dhe Real Madrid shokohen nga çmimi i vendosur për kampionin e botës. E heqin direkt nga lista e merkatos
2 Gusht 2026 20:46 Telesport Kampioni i Botës me Spanjën, Aymeric Laporte, i cili zhvilloi një Botëror shumë të mirë, është një nga emrat e ndjekur nga Barcelona dhe Real Madrid për të forcuar mbrojtjet e tyre. Megjithatë, të dyja klubet janë tërhequr nga ideja e transferimit të Laporte. Sipas Diario AS, shkak për këtë gjë është bërë çmimi 80 milionë euro që kërkon Athletic Bilbao për të lënë të lirë qendërmbrojtësin 32-vjeçar. Duke parë çmimin dhe duke ditur që negocitat me një klub si Athletic Bilbao nuk janë kurrë të lehta, Barcelona dhe Real Madrid janë tërhequr dhe po shqyrtojnë alternativa të tjera. Laporte është nën kontratë me klubin belg deri në vitin 2028.
Burimi:
telesport.al