Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League, rrogozhinasit vijojnë ëndrrën në Conference League

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League, rrogozhinasit vijojnë ëndrrën në Conference League

Egnatia është eliminuar në mënyrë dramatike në playoff-in e Europa League. Në ndeshjen e dytë, rrogozhinasit janë mundur me rezultatin 2-1 nga Lillestrøm në Norvegji. Egnatia e Nevil Dedes ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 32-të të pjesës së parë, me anë të Sotës. Ndërkohë, në të 82-ën, vendasit barazuan me anë të Foss. Me rezultatin 1-1 u mbyll koha e rregullt e sfidës. Me nisjen e minutave shtesë, vendasit shënuan edhe golin e dytë, me anë të Olsen. Pas pësimit të golit, rrogozhinasit u përpoqën disa herë të shënonin, por pa fat. Megjithatë, Egnatia do të vijojë të luajë në Europë, ku për herë të parë do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Conference League. Ndërkohë Dinamo është...