De Brujni doli hapur kundër Kontes, reagon ndihmësi i trajnerit: 33-vjeçar që mendon më shumë për pamjen e jashtme se sa për rezultatet
Deklarata e fundit e Kevin De Brujnit ka shkaktuar jo pak debat në Itali. Mesfushori belg tha hapur mediatikisht se Konte duhet të largohej nga Napoli, pasi vizionet e tyre për futbollin ishin tërësisht të ndryshme. Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga ndihmësi i trajnerit italian. Kristian Stelini i është kundërpërgjigjur De Brujnit përmes një deklarate për mediat. Ai e ka cilësuar mesfushorin si një 33-vjeçar që tashmë i kushton më shumë rëndësi pamjes së jashtme se sa rezultatit të sezonit. “Ndoshta ka pak kuptim për Napolin që të sjellë lojtarë që janë 33-vjeçarë me një të kaluar të rëndësishme dhe të cilët mendojnë më shumë për pamjen e jashtme se sa për rezultatin e sezonit. Nëse do të vijnë lojtarë të tillë, ata...
Burimi:
sportekspres.com