Vitet nuk duan të ikin për Manuel Neuer; portieri legjendar rinovon me Bayernin deri në 2027
Vitet duket se nuk duan të ikin për Manuel Neuer. Portieri gjerman tashmë 40 vjeçar do të vazhdojë të jetë në fushën e lojës edhe për ca kohë me futbollistin që rinovoi kontratën me Bayernin e Mynihut duke shuar kështu zërat që prej muajsh spekulonin për një tërheqje të mundshme të tij nga futbolli i luajtur. Bayerni i Mynihut doli me një komunikatë zyrtare për të bërë të ditur zgjatjen e kontratës së Manuer Neuer deri në vitin 2027, ndërkohë që kontrata aktuale e tij i skadonte në 30 qershor të këtij viti. Në të njëjtën kohë, klubi bavarez përfitoi nga rasti për të bërë të ditur edhe rinovimin e kontratës me portierin tjetër të skuadrës, Sven Ulreich. Përtej faktit që ai vazhdon të jetë...
Burimi:
top-channel.tv