Historike! Katër vite më parë luanin në kategorinë e katërt, klubi i vogël gjerman ngjitet për herë të parë në Bundesligë
Një nga historitë më të bukura të futbollit gjerman është shkruar këtë sezon nga SV Elversberg. Klubi i vogël nga Gjermania jugperëndimore siguroi për herë të parë në histori ngjitjen në Bundesliga, pasi mposhti Preussen Münster me rezultatin 3-0 dhe e mbylli sezonin në vendin e dytë të Bundesligës së Dytë. Për një skuadër nga një qytet me pak më shumë se 13 mijë banorë pranë Saarbrücken, ky sukses konsiderohet historik. E themeluar në vitin 1983 dhe me vetëm 7,500 anëtarë, Elversberg do të luajë sezonin e ardhshëm për herë të parë në elitën e futbollit gjerman. Klubi kishte dhënë sinjale të forta edhe sezonin e kaluar, kur humbi ngjitjen në minutën e 95-të pas një goli dramatik të në play-off. Këtë herë, megjithatë, Elversberg...
Burimi:
top-channel.tv