Botërori i zhgënjimeve për yjet e rinj! Yamal, Endrick, Musiala e Güler nuk shkëlqyen
Botërori i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara nuk rezultoi turneu i madh i brezit të ri të futbollistëve, pavarësisht pritshmërive të larta që shoqëronin emra si Lamine Yamal, Endrick, Jamal Musiala apo Arda Güler. Në vend që të dominonin skenën, shumë prej talenteve më të përfolur mbetën në hije, ndërsa protagonizmin e morën lojtarë me më shumë eksperiencë si Lionel Messi, Harry Kane dhe Kylian Mbappé. Mes zhgënjimeve më të mëdha ishte Lamine Yamal. Edhe pse Spanja u shpall kampione e botës, 18-vjeçari nuk pati ndikimin që pritej. Ai e mbylli turneun me vetëm një gol, të shënuar ndaj Arabisë Saudite, dhe një asist në gjysmëfinalen kundër Francës. Vetë Yamal pranoi gjatë turneut se nuk po luante në nivelin e tij, ndërsa në paraqitjet e...
Burimi:
javanews.al