Botërori 2026/ Zvicra mposht Kolumbinë pas 120 minutave lojë e penalltive

Botërori 2026/ Zvicra mposht Kolumbinë pas 120 minutave lojë e penalltive

Zvicra është bërë çerekfinalistja e tetë e Kupës së Botës 2026. Helvetët mposhtën Kolumbinë në fazën e 1/8-ave mëngjesin e kësaj të mërkure me orën shqiptare duke gjetur në çerekfinale Argjentinën kampione bote në fuqi.Në Vancouver 120 minutat e përballjes u mbyllën 0-0 dhe dueli u vendos nga pika e bardhë e 11 metërshave. 4-3 fitoi Zvicra nga ‘ruleta ruse’, teksa për helvetët gaboi vetëm Akanji. Te Kolumbia penalltinë e gabuan Sanchez dhe Hernandez.Francë – Marok, Spanjë – Belgjikë, Norvegji – Angli dhe Argjentinë – Zvicër janë katër çiftet çerekfinaliste të Kupës së Botës 2026. Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale: 9 korrik ora 22:00 / Francë – Marok (Boston) 10 korrik ora 21:00 / Spanjë – Belgjikë (Los Angeles) 11 korrik ora 23:00 /...