Botërori 2026/ Si në sportet amerikane, FIFA vjen me një risi, dhuron unaza për kampionët
Të dielën, më 19 korrik, në New York, Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës, ku do të diskutojnë titullin e kampionit pas një rruge të gjatë dhe sfiduese deri në aktin e fundit të turneut. Megjithatë, në këtë finale nuk do të jetë në lojë vetëm trofeu i Botërorit. Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, FIFA do t’i shpërblejë kampionët jo vetëm me medaljet e arta, por edhe me unaza festive. Ky vendim është në përputhje me traditën e njohur të sportit amerikan. Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni të kufizuar prej vetëm 2026 copësh, një referencë simbolike për vitin e zhvillimit të turneut. Prej tyre, 30 unaza do t’i dorëzohen skuadrës kampione,...
Burimi:
ntv.al