Botërori 2026/ Pas Messi-t sonte në fushë Cristiano Ronaldo, Portugalia kundër Kongos
Pas Lionel Messi-t sonte në fushë do të zbresë një tjetër legjendë e futbollit, Cristiano Ronaldo. Portugalia e cila sipas ekspertëve konsiderohet me më shumë shanse se çdo herë tjetër për të fituar Botërorin, do të përballet në orën 19:00 për grupin K me Republikën Demokratike të Kongos. Luzitanët shihen si super favoritë për të fituar duelin, por Botërori po tregon se jo rrallherë ka surpriza. Dyshimet më të mëdha mbeten në repartin e sulmit, pasi pritet të shihet nëse Roberto Martinez e konsideron ende titullar 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka këtë Botëror mundësinë e fundit për trofeun më të lavdishëm të futbollit, ndërsa të apasionuarit pas tij presin me padurim që ai të barazojë Messi-n. Ronaldo mund të...
Burimi:
sot.com.al