Botërori 2026 / Argjentina mbërrin në SHBA me dy “kode” në avion, “10” dhe “1978”
1 Qershor 2026 10:50 Alfred Lleshi Kombëtarja e Argjentinës ka mbërritur në Kansas City, Missouri, për t’u përgatitur për mbrojtjen e titullit botëror të fituar më 2022 në Katar. Albiceleste zbriti të dielën pas një fluturimi 11-orësh nga Buenos Aires. Ndeshja e parë do të luhet kundër Algjerisë më 16 qershor në “Arrowhead Stadium”. Avioni charter i “Aerolineas Argentinas” kishte një dizajn special që nderonte historinë e Argjentinës në Botëror, me numrin ikonë 10 të Lionel Messit në bisht. Numri i fluturimit, 1978, ishte një homazh për Kupën e Botës 1978, të fituar nga Argjentina në shtëpi ndaj Holandës. Argjentina është e para nga katër skuadrat që vendosin bazën në zonën e Kansas City. Anglia, Holanda dhe Algjeria pritet të mbërrijnë këtë javë aty. Ekipi...
Burimi:
telesport.al