Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Ish-ylli kuqezi i cili tashmë prej vitesh është në rolin e trajnerit, ka marrë drejtimin e skuadrës së njohur turke. Besnik Hasi do të drejtojë skuadrën e Amedspor në Superligën e Turqisë. “Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin me eksperiencë, Besnik Hasi, për edicionet 2026/27 dhe 2027/28. E presim trajnerin Besnik Hasi në familjen e Amedsporit dhe i urojmë sukses në rolin e tij”, ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar. Kujtojmë se së fundmi Hasi ishte te Anderlecht, por ishte shkarkuar për shkak të rezultateve negative.