Askush si ai! Ramadani është lojtari me më shumë kilometra në Serie A

Askush si ai! Ramadani është lojtari me më shumë kilometra në Serie A

“Motorri” kuqezi, Ylber Ramadani është futbollisti i cili ka bërë më shumë kilometra këtë sezon në Serie A. Ramadani është pdiskutim një nga lojtarët më të mrië të Leçes këtë sezon, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që puljezët të luajnë edhe vitin e ardhshëm në Serie A. Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka përshkuar plot 421.58 kilometra gjatë gjithë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më punëtorë të Serie A. Pas tij renditet Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km. Ramadanit i është rinovuar kontrata për një tjetër vit pasi klubi aktivizoi klauzolën e tij që në mesin e sezonit, duke e shtyrë fundin e marrëveshjes në verën e vitit 2027.