Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9 person
Të paktën nëntë persona humbën jetën nga sulmet me raketa balistike ruse në Ukrainë, bën me dijeautoritetet lokale në orët e para të së shtunës. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, të paktën 23 persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi që goditi kryeqytetin, Kievin. Rusia ka intensifikuar javët e fundit sulmet vdekjeprurëse me raketa balistike ndaj kryeqytetit ukrainas, duke bërë që presidenti Volodymyr Zelensky të theksojë se vendi ka nevojë urgjente për raketa interceptuese të mbrojtjes ajrore. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv