Berisha: Reforma territoriale goditje ndaj komuniteteve lokale dhe zhvillimit të Shqipërisë, Mazniku dhe Demo po…

Berisha: Reforma territoriale goditje ndaj komuniteteve lokale dhe zhvillimit të Shqipërisë, Mazniku dhe Demo po…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër projektin e qeverisë për reformën territoriale, duke deklaruar se reduktimi i bashkive është një tjetër goditje ndaj komuniteteve lokale dhe zhvillimit të zonave rurale. Në prezantimin e propozimit të opozitës për ndarjen territoriale, kreu i PD, Sali Berisha tha dje se reforma e vitit 2014 “u faktua si një Levë e Arkimedit për shpopullimin e Shqipërisë”, duke akuzuar qeverinë se ka larguar qytetarët nga zonat e tyre përmes mungesës së shërbimeve dhe investimeve. “Koha për Shqipërinë rurale ndaloi. Mbi 45 për qind e popullatës humbi shërbimet, humbi qeverisjen direkte me njerëz të zgjedhur prej saj’, deklaroi Berisha. Gjatë fjalës së tij, Berisha kundërshtoi planin për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 45, duke e...