Lamtumira e Franco Baresit. Bota e futbollit në zi, mesazhe prekëse për legjendën e Milanit
Bota e futbollit po i jep lamtumirën Franco Baresit, me mesazhe prekëse nga ish-bashkëlojtarë, rivalë, klube dhe institucione sportive. Homazhet për kapitenin historik të Milanit dhe legjendën e kombëtares italiane tregojnë respektin e jashtëzakonshëm që ai gëzonte në të gjithë botën e futbollit. Totti: “Mirupafshim, legjendë”Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, e kujtoi Baresin me një video të publikuar në Instagram nga ndeshja Roma-Milan e 12 tetorit 1996. Në pamje, një Totti shumë i ri duelon në ajër me mbrojtësin kuqezi, e kap nga këmbët për t’i shmangur rënien, ndërsa Baresi i përgjigjet me një buzëqeshje dhe një përkëdhelje. Krahas videos, Totti shkroi vetëm dy fjalë: “Mirupafshim, legjendë!” Capello: “Meriton një Top të Artë pas vdekjes”Ish-trajneri dhe ish-shoku i skuadrës, Fabio Capello, e kujtoi me emocion...
Burimi:
telesport.al