Nga lobimi në SHBA te telefoni i Kryemadhit, Romeo Kara nxjerr faktet që çmontojnë mbrojtjen e Ilir Metës në GJKKO…
Rigels Seliman Procesi ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) vijon mes përplasjeve të forta për akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërsa ish-presidenti ka ngritur pretendime për mënyrën si është ndërtuar dosja nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Z. Meta ka kundërshtuar akuzat për lobimin në SHBA, letërporosinë dhe sekuestrimin e telefonit të Monika Kryemadhit, duke pretenduar se çështja ndaj tij është ndikuar nga faktorë të tjerë. Në përgjigje të këtyre deklaratave, juristi Romeo Kara ka kundërshtuar versionin e ish-presidentit, duke iu referuar datës së kallëzimit penal, pretendimeve për lobimin dhe akuzave të Metës për një komplot. Në fokus të reagimit të tij për gazetën “SOT” është edhe përmendja e Durim Bamit nga Meta, për të cilën Kara shprehet se nëse ai do të...
Burimi:
sot.com.al