“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake sipas standardeve të NATO-s

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake sipas standardeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prodhimi i parë i automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kompania ka siguruar marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve ushtarake, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendase dhe rritjen e pranisë së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të mbrojtjes. “Mirëmëmgjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet...