Armando Broja ‘katandiset’ për në Serie A/ Dy skuadra jo vip interesohen për yllin e dikurshëm

Armando Broja ‘katandiset’ për në Serie A/ Dy skuadra jo vip interesohen për yllin e dikurshëm

Interesi i klubeve italiane për Armando Brojën vijon të rritet. Pas lajmeve të publikuara një ditë më parë për një interesim nga Kaljari, një tjetër skuadër e Serisë A është futur në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Eksperti i merkatos, Xhianluka Di Marzio, raportoi se Kaljari ka nisur kontaktet e para për të vlerësuar mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit. Ndërkohë, sipas gazetarit Nikolo Shira, edhe Udineze po monitoron situatën e futbollistit dhe ka ndërmarrë hapa të ngjashëm për të kuptuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme. Në këtë fazë të merkatos, diskutimet mbeten të hapura dhe ende nuk ka një zhvillim konkret sa i përket të ardhmes së lojtarit. Megjithatë, mundësia që Broja të largohet nga Bërnli duket gjithnjë e më e madhe. Sulmuesi...