Apolonia e Lushnja bien, Skënderbeu e Laçi ngjiten në elitë, befasi edhe në Kategorinë e Dytë

Apolonia e Lushnja bien, Skënderbeu e Laçi ngjiten në elitë, befasi edhe në Kategorinë e Dytë

Adriatik BALLA Më në fund ka verdikt në dy kategoritë inferiore të futbollit shqiptar. Ndërkohë që gara në Superiore ka hyrë në fazën përfundimtare por jo ende në “Final Four” në kategoritë e tjera kemi fitues, kemi edhe humbës, e natyrisht ka dhe duele play-off” për titull, që ngjallin interes dhe japin konkluzionet përfundimtare të një edicioni të gjatë. Po si qëndron sezoni i përmbledhur në shifra e fakte në Kategorinë e Parë dhe në Kategorinë e Dytë? Më poshtë jepet një përmbledhje më e plotë për fituesit dhe humbësit në të dy kategoritë. Përcaktohen fituesit dhe “ngelësit” në Kategorinë e Parë Janë zhvilluar ditën e djeshme pesë ndeshjet e fundit të kampionatit “Kategoria e Parë” për sezonin 2025-2026, duke përcaktuar të gjitha verdiktet kryesore...