Antoneli pa rivalë në SPA, Leklerk e Verstapen plotësojnë podin
Vjen fitorja e gjashtë e Botërorit 2026 në Formula 1 për pilotin italian të Mercedes, duke vazhduar të thyejë rekorde. Më e rëndësishmja, duke e shoqëruar me krijimin e një diference (ka 204 pikë) me vendin e dytë që tani mbahet nga Luis Hamilton 159 pikë. Riktehet të triumfojë italiani 19 vjeçar Andrea Kimi Antoneli. Piloti i Mercedes i cili u nis nga pole position, fiton Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, duke u rikthyer te fitorja pas tre garash pa fitore. Piloti shfrytëzon në maksimum superioritetin e Mercedes-it të tij në pistën ikonike Spa-Francorchamps dhe forcon kryesimin e tij në kampionatin botëror, i ndihmuar dhe nga dalja jashtë gare e Xhorxh Rasëll në xhiron e parë (kontakt me Hamilton). Ndërkaq Leklerk, ndërsai...
Burimi:
sportiim.al