Dinamo planifikon përmbysjen, ndaj Auda-s motivimi nuk…mjafton

Dinamo planifikon përmbysjen, ndaj Auda-s motivimi nuk…mjafton

Momenti i duhur për një tjetër ndeshje të madhe. Dinamo Siti e trajnerit Ilir Daja do të luajë këtë mbrëmje (21:00) në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës letoneze të Audës, për raundin e tretë të UEFA Conference League. Blutë nisin nga humbja 1-0 në takimin e parë që gjithësesi është një rezultat i rikuperueshëm. Ky takim pritet të ndiqet nga një numër i shtuar tifozësh vendas duke shtyrë Dinamon të realizojë objektivin për të kaluar. Në rast të kalimit të turit, Dinamo do të përballet në play-off me humbësin e çiftit Pafos–Salcburg për të tentuar më tej fazën në grupe. Grupi i plotë, mungesa e vetme Përndreca (i skualifikuar) /Sportiim.al/ Post navigation