Ngërçi politik në Kosovë, Hoti: Çështja e konstituimit të Kuvendit urgjentisht të dërgohet në Kushtetuese
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që urgjentisht çështja e konstituimit të Kuvendit t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që t’i japë zgjidhje bllokadës së serishme institucionale. Hoti ka theksuar se e di që dërgimi i kësaj lënde në Kushtetuese mund të jetë në interesin e Lëvizjes Vetëvendosje, por siç thotë ai, ruajtja e kushtetutshmërisë është para çdo interesi elektoral. Sipas tij, pamundësimi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. “Dërgimi i kësaj shkelje në Gjykatën Kushtetuese mund të jetë në interesin e partisë së parë, pasi i mundëson asaj që, duke e prolonguar konstituimin e Kuvendit, të çojë vendin në...
Burimi:
ntv.al