Haxhiu në Green Fest: “Mitrovica të njihet më shumë për gjërat që i bëjnë njerëzit bashkë”
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Green Fest në Mitrovicë, duke vlerësuar rolin e festivalit në bashkimin e muzikës, artit, të rinjve dhe diskutimeve për mjedisin. Në fjalën e saj, Haxhiu tha se Mitrovica, përveçse qytet i minatorëve, ka qenë ndër vite një qytet i pikëtakimeve, punës, dijes, kulturës dhe muzikës. Ajo theksoi se Green Fest, i cili këtë vit shënon 16 vjet, e vazhdon këtë traditë duke krijuar hapësirë për muzikën, artin, të rinjtë dhe çështjet mjedisore. “Uroj që ta shohim gjithnjë e më shumë këtë Mitrovicë që bashkon dhe krijon, dhe që dalëngadalë njihet më shumë për gjërat që i bëjnë njerëzit bashkë sesa për ato që i ndajnë”, u shpreh Haxhiu....
Burimi:
kultplus.com