Muzeu Etnografik i Elbasanit ruan dëshmi nga jeta dhe krijimtaria e Isuf Myzyrit
Figura e Isuf Myzyrit zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë muzikore shqiptare. Në Muzeun Etnografik të Elbasanit, vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me jetën dhe krijimtarinë e mjeshtrit të muzikës qytetare. Siç është bërë me dije nga institucioni, këtu është ekspozuar një kënd i veçantë me dokumente, sende personale origjinale, tekste këngësh dhe objekte të tjera që dëshmojnë kontributin e tij në muzikën qytetare. Muzeu Etnografik i Elbasanit shprehet se zëri i Isuf Myzyrit nuk ishte thjesht këngë, ishte shpirti i Elbasanit. “Usta Isuf Myzyri (1881-1956) është një nga figurat më të shquara të muzikës popullore qytetare shqiptare. Me krijimtarinë e tij ai la pas dhjetëra këngë, të cilat vazhdojnë të këndohen edhe sot, duke u bërë pjesë e pandarë e identitetit...
Burimi:
sot.com.al