Vijon restaurimi i mureve antike në Durrës, zona do t’i shtohet hartës turistike

Vijon restaurimi i mureve antike në Durrës, zona do t’i shtohet hartës turistike

Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, ndërsa po punohet edhe për rehabilitimin e plotë të hapësirës përreth. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale. Gjatë gërmimeve arkeologjike në këtë zonë janë zbuluar struktura me rëndësi për historinë e qytetit, përfshirë pjesë të sistemit të vjetër fortifikues të Dyrrahut antik, puse uji, si dhe mbetje të ruajtura të një akuadukti që daton nga periudha romake. Sipas Ramës, ndërhyrja synon ruajtjen dhe valorizimin e këtyre dëshmive arkeologjike, duke i integruar ato në hapësirën urbane dhe duke i bërë më të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët. “Një investim i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë...