Turizmi masiv “pushton” bregdetin Amalfitan, banorët kërkojnë masa

Turizmi masiv “pushton” bregdetin Amalfitan, banorët kërkojnë masa

Fluksi i lartë i turistëve në bregdetin amalfitan të Italisë po shndërrohet në një problem serioz për banorët dhe bizneset lokale. Gjatë sezonit turistik, rrugicat e ngushta të qyteteve bregdetare mbushen me vizitorë, duke vështirësuar qarkullimin dhe jetën e përditshme të komuniteteve. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, qytete si Positano po përballen me një numër të madh turistësh ditorë, grupe të organizuara dhe pasagjerë të anijeve turistike. Përqendrimi i vizitorëve në hapësira të kufizuara ka krijuar shpesh turma dhe bllokime në rrugët e ngushta. “Kemi arritur kufirin”, është shprehur një banor në rrjetet sociale, duke reflektuar shqetësimin e komunitetit për përmasat që ka marrë fluksi turistik. Problemi lidhet jo vetëm me numrin e turistëve, por edhe me mënyrën se si ata përqendrohen në të njëjtat...