Të rinjtë në qendër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në Prishtinë
Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”, të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në aktivitet morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, përfaqësues të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe të rinj nga vendi. Gjatë aktivitetit u diskutua për aspiratat, sfidat dhe mundësitë e të rinjve, duke vënë theksin te përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Ministri Gashani tha se politikat për rininë duhet të ndërtohen duke dëgjuar zërin e vetë të rinjve, ndërsa Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vendosjes së tyre në qendër të...
Burimi:
kultplus.com