Qindra mysafirë ndërkombëtarë zgjedhin Prizrenin gjatë DokuFestit
Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest është në kulmin e prezantimit të planprogramit të tij për edicionin e 25-të. Për çerek shekulli rresht, ky festival në qytetin e Prizrenit ka pritur e përcjellë turistë nga e gjithë bota. Janë të shumtë ata që e ruajnë vizitën në Kosovë ta bëjnë pikërisht në ditët e Doku Festit, pasi siç shprehen ata, e shijojnë çdo resurs që ka qyteti i preferuar i tyre. Përpos bukurive që u ofron Prizreni, ata kënaqësinë thonë se e kanë në ushqimin që u shërbehet atyre. “Ushqimin gjithmonë e shijoj restorantet nëpër qytet janë shumë të bukura ushqimi lokal është i mrekullueshëm”, tha Hafty Buthummer, turiste nga Austria. “Këtu vij që kur kam qenë i vogël, vij çdo verë në...
Burimi:
kultplus.com