Ancelotti përlotet nga mesazhi i nipërve: Gjysh, jemi të gjithë me ty. Shko dhe fitoje Kupën e Botës 2026!
Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, është prekur publikisht nga një video surprizë, gjatë një interviste për “Ge.Globo”, ku nipërit e tij i dërguan një mesazh emocionues: “Gjysh, shko dhe fitoje Kupën e Botës!” Në video, fëmijët i shprehen mbështetje të plotë: “Gjysh, jemi të gjithë me ty. Shpresojmë që ta fitosh Botërorin”. Njëri prej tyre ishte më specifik: “Shpresoj ta mundim Francën dhe Spanjën.” Tjetri shtoi: “Të dua shumë, dua të fitojmë Botërorin!” I prekur nga momenti, Ancelotti u shpreh: “Shumë bukur. Familja më ndihmon mua dhe lojtarët, sidomos në një moment kaq të rëndësishëm si Kupa e Botës”. Brazili në Botërorin 2026 është shortuar në Grupin C, ku do të përballet me Marokun më 14 qershor, Haitin më 20 qershor dhe Skocinë më 25...
Burimi:
telesport.al