Abrashi pëson dëmtim por me sukses në fushë, Kumbulla sqaron situatën e tij te Majorka

Abrashi pëson dëmtim por me sukses në fushë, Kumbulla sqaron situatën e tij te Majorka

Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë që luajnë në Spanjë kanë cilësi, por jo të gjithë marrin vlerësime të mira. një dëmtim i gjatë dhe mungesa në fushë ka bërë që Marash Kumbulla të vihet në shënjestër nga mediat, tifozët dhe vetë eksponentë të klubit. Situata e tij në radhët e Majorkës mori një kthesë aspak të këndshme pas deklaratave të trajnerit argjentinas, Martin Demikelis. Ky i fundit, i pyetur rreth mungesave të vazhdueshme të mbrojtësit kuqezi, ka aluduar se nuk dinte arsyen reale pse Kumbulla po e bënte një gjë të tillë. “Nuk di asgjë për Marashin. Për atë që kupton, duhen pak fjalë. Nuk di asgjë për të, e megjithatë di shumë”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas i afruar me detyrën e vështirë që të...