Daku prezantohet te Spartak i Moskës: Jam këtu për t’i bërë tifozët e kësaj skuadre krenarë
Adriatik BALLA Lëvizja e lojtarëve të përfaqësueses tonë në këtë merkato vere në tërësi ka ecur sipas parashikimeve. Një pjesë kanë bërë lëvizje të bujshme, përfshi Vedat Muriqin që u kthye në radhët e Fenerbahçes, apo dhe Berat Gjimshiti që do të kalojë në kampionatin saudit. Por ndoshta lëvizja e Mirlind Dakut është më e bujshmja nga të gjitha. Edhe analistët sportivë bien në një mendje që kalimi i tij nga Rubin Kazani në radhët e Spartak Moskës është hap cilësor në karrierën e futbollistit. Kështu, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Spartakut të Moskës, duke deklaruar se transferimi te gjiganti rus ishte një vendim i lehtë dhe hapi më i madh i karrierës së tij. Në intervistën...
Burimi:
sot.com.al