Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë
Qytetarët kanë sjellë në redaksinë e JOQ Albania një denoncim për kushtet në tragetin Rigel 2, në linjën Durrës–Bari. Sipas tyre, kanë paguar 800 euro për një kabinë me katër krevate për familjen, por në kulmin e gushtit, me temperatura mbi 35°C, ajri i kondicionuar nuk funksionoi fare. Denoncuesi tregon se kompania u kërkonte të udhëtonin në ato kushte, ndonëse pas mbërritjes në Bari i priste edhe një rrugë prej 700 kilometrash me makinë. Ai shton se problemi nuk ishte i izoluar, por prekte edhe shumë kabina të tjera në traget. Sipas tij, recepsioni jo vetëm që nuk ofroi asnjë zgjidhje, por u soll me mungesë respekti ndaj pasagjerëve. “Është turp të paguash aq para dhe të trajtohesh si kafshë në vitin 2026”, shprehet qytetari,...
Burimi:
gijotina.com